Sea Hero Quest VR

Luajeni lojën e parë VR në botë në të cilën secili mund tu ndihmojë shkencëtarëve në luftën kundër demencës!

Ndani kohë dhe luani për qëllim të mirë! Deri më tash, pothuajse 3 milionë njerëz kudo në për botë e kanë shkarkuar lojën tonë mobile Sea Hero Quest, ndërsa tash loja është në dispozicion edhe në realitetin virtuel për Samsung-un tuaj Gear VR.

Kërceni në anije dhe hulumtoni detërat magjepse në hulumtimin për shpërtimin e trurit njerëzor. Ballafaqohuni me sfidat e navigimit, gjeni dhe ushqeni qeniet e fshehura dhe argëtohuni derisa ndihmoni në luftën kundër demencës, sëmundje me të cilën jetojnë 45 milionë njerëz në tërë botën.

Derisa luani, të dhënat tuaja të navigimit monitorohen anonimisht, në mënyrë të sigurtë maginohen dhe kombinohen, me të dhënat e lojtarëve të tjerë në RV nga tërë bota, me qëllim që të krijohet baza e të dhënave më e madhe dhe më e saktë botërore nga masë njerëzish, me ndihmën e të cilëve do të përcaktohen pikat referente për të qenë më të gjindshëm në hapësirë. Me kalimin e kohës, ky resurs i mahnitshëm do të ndihmojë në krijimin e veglave dhe trajtimeve të diagnostifikimit për demencën.

Është krijuar nga GLITCHERS, e prezantuar nga Dojçe Telekom dhe e mbështetur nga shkencëtarët e University College London dhe University of East Anglia, përfshirë edhe Alzheimer's Research, Sea Hero Quest RV është lidhje kulminante e shkencës dhe RV argëtimit, e cila do të vazhdojë të ndryshojë mënyrën me të cilën hulumtohet demenca.

Shkarkoni lojën falas nga Oculus Store dhe luani për qëllim të mirë!

Mësoni më shumë në: www.seaheroquest.com


Verzioni desktop