Ridrejtimi i thirrjes

Muaj
23,60 DEN.
Çmimi është me TVSH.

Përshkrimi

  1. Ridrejtim të pakushtëzuar të thirrjes

Nëse dëshironi të keni qasje në telefon në çdo moment, ky shërbim ju mundëson që të gjithë thirrjet që do të arrijnë në telefonin tuaj automatikisht të ridrejtohen në numër tjetër telefonik që vetë e keni përcaktuar.

Shërbimin sipas nevojës mundeni të aktivizoni ose të deaktivizoni duke futur kodin përkatës: 
Aktivizimi: * 21 * numri i telefonit #
Deaktivizimi: # 21 #

  1. Ridrejtim kur numri është i zënë

Ky shërbim ju mundëson që në rast kur linja juaj e telefonit është e zënë, thirrjet që arrijnë të ridrejtohen në numër tjetër telefonik, që vetë e keni përcaktuar. 
Aktivizimi: * 67 * numri i telefonit #
Deaktivizimi: # 67 #

  1. Ridrejtim kur nuk përgjigjeni thirrjes

Ky shërbim ju mundëson që në rastet kur nuk i përgjigjeni thirrjes pas disa zileve të caktuara, thirrja të ridrejtohet në numër tjetër telefonik që vetë e keni përcaktuar.
Aktivizimi: * 61 * numri i telefonit #
Deaktivizimi: # 61 #

Vërejtje: Pasiqë në telefonin tuaj do të fusni kodin përkatës, do të dëgjoni porosi folëse ose ton për konfirmimin se shërbimi është aktivizuar ose deaktivizuar.

Çmimet

Shërbimi kushton 23,60 den./muaj pa marrë parasysh se sa herë keni aktivizuar ridrejtimin, plus bisedat e realizuara (nacionale, ndërkombëtare, mobile) – do të tarifohet shfrytëzuesi që ka bërë ridrejtimin.

Verzioni desktop